Skuadra e Ballkanit ka vazhduar me performancë të mirë në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror që po i zhvillon në Antalia, shkruan Demokracia.com.
Suharekasit kanë zhvilluar sot edhe miqësoren e tretë në tokën turke, derisa e kanë mposhtur skuadrën ukrainase Oleksandriya, me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Meriton Korenica në minutën e 30-të.
Kujtojmë se Oleksandriya garon në Superligën e Ukrainës, dhe renditet në pozitën e gjashtë në tabelë. /Demokracia.com