Sport
Ballkani i lëshon biletat falas për ndeshjen kthyese ndaj Santa Colomas në Podujevë
Demokracia
16:58 | 13 Korrik 2024

Share:

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka njoftuar se ka vendosur që biletat për ndeshjen kthyese ndaj Santa Colomas të jenë falas për shikuesit.

Ballkani do ta zhvillojë ndeshjen e dytë ndaj kampionit të Andorrës në “Zahir Pajaziti” në Podujevë të martën, në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Dueli zhvillohet nga ora 16:30 dhe të gjithë ata që do të shkojnë për ta parë kampionin, nuk kanë për të paguar biletë, transmeton sinjali.

Kujtojmë që duelin e parë Ballkani e fitoi me rezultat 2-1, me një gol fitues të vonë nga Bernard Karrica, me ‘portokallinjtë’ që tashmë kanë gjasat e mëdha për të kaluar në rrethin e dytë të garës.

Njoftimi i plotë:

 

Të ngjashme