Lajme
“Ballkani i Hapur e ka kryer misionin…”| Paralajmërohen vizita të Ramës në rajon, përfshirë Kosovën
Demokracia
11:54 | 04 Korrik 2023

Share:

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tur në vendet e Ballkanit Perëndimor në datat 6 dhe 7 Korrik.

Klan News raporton se turi i Kryeministrit shqiptar në Ballkan do të bëhet në kuadër të Procesit të Berlinit dhe të ardhmes së “Ballkanit të Hapur”.

Kështu, Rama do të vizitojë Prishtinën, Shkupin, Podgoricën, Beogradin dhe Sarajevën.

Në këto vizita, Kryeministri do të zhvillojë takime me krerët e shteteve respektive.

Të ngjashme