Klubi Futbollistik “Ballkani” ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Argjend Malaj.
Mesfushori ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me “Xhebrailat”.
Komunikata e plotë e Ballkanit, pa ndërhyrje:
Mirë se vjen Argjend Malaj
Të dashur tifozë
Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori Argjend Malaj është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Mesfushori 27-vjeçar ka firmosur ditën e sotme kontratën me skuadrën tonë për 2 sezonet e ardhshme duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë.
Malaj është një futbollist që e njeh mirë kampionatin tonë duke qenë se ka luajtur me Feronikelin 2 sezonet e fundit por edhe me Prishtinën më herët. Në të shkuarën, Malaj ka luajtur në kampionatin Shqiptar me ekipe si Kamza, Tirana e Skënderbeu. /Demokracia.com
Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje mesfushorit shtatlartë dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkruhet në komunikatë.