Sport
Ballkani, Gjilani apo Drita, cila skuadër do të dimërojë si kampione vjeshtore?
Demokracia
14:15 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 18-të në BKT Superligës së Kosovës në futboll të cilat njëherësh edhe shënojnë mbylljen e stinorit vjeshtor, shkruan Demokracia.com

Gara është shumë e nxehtë dhe asgjë të qartë nuk ka, madje tek java e fundit do të zbulojë emrin e kampionit vjeshtor.

Ballkani është më afër pasi është në vendin e parë me dy pikë më shumë sesa i dyti, por kjo skuadër ka një udhëtim të vështirë në Gjilan dhe nëse pëson humbje, atëherë do të jetë Gjilani kampion vjeshtor. Një barazim i këtyre dy skuadrave mund ta favorizojë Dritën, e cila në rast fitoreje ndaj Ulpianës (varet nga goldallimi), mund të përfundojë e para.

Kjo është edhe një dëshmi se sivjet futbolli ynë është shumë fortë derisa pranvera do të jetë edhe më e zjarrtë.

Më poshtë gjeni renditjen e këtyre tri skuadrave një xhiro pa përfunduar stinori vjeshtor. /Demokracia.com

Të ngjashme