Sport
Ballkani fiton dramën e pesë golave ndaj Malishevës në Suharekë
Demokracia
17:19 | 26 Prill 2025

Share:

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 3-2 në shtëpi ndaj Malisheës në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar.

Vendasit morën epërsinë në minutën e 36-të përmes Sunday Adetunjit i cili realizoi për rezultatin 1-0.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, Adetunji (44’) realizoi sërish për rezultatin 2-0, duke i dhënë një komoditet ekipit të Ballkanit.

Sidoqoftë, fitorja për pak sa nuk iu rrëshqiti nga duart vendasve, pasi në pjesën e dytë Malisheva realizoi dy gola për të barazuar gjithçka.

Për të ngushtuar epërsinë u përkujdes Robert Ndjigi i cili në minutën e 54-të realizoi për rezultatin 2-1.

Nuk vonoi shumë dhe Malisheva shënoi sërish për të barazuar shifrat, kësaj radhe përmes Drilon Hazrollajt i cili në minutën e 62-të realizoi për 2-2.

Kjo nuk e zmbrapsi Ballkanin të cilët realizuan edhe një herë tjetër për të rikthyer avantazhin, kësaj radhe përmes Queven Inacio që realizoi për 3-2 në minutën e 68-të.

Me këtë fitore Ballkani shkon në kuotën e 57 pikëve, nëntë më pak se lideri Drita që ka 66 sosh, por me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak të luajtur.

Malisheva në ndërkohë gjendet në pozitën e tretë me 47 sosh.

Të ngjashme