Sport
Ballkani feston në Drenas, Malisheva i shkakton një tjetër humbje Drenicës
Demokracia
14:55 | 28 Nëntor 2021

Share:

Kanë përfunduar dy nga tri ndeshjet e sotme në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani ka shënuar fitore ndaj Feronikelit në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, shkruan Demokracia.com.

Të besuarit e trajnerit, Bekim Isufi triumfuan 0-1 falë golit të sulmuesit, Solomon.

Sulmuesi i Ballkanit golin që doli të jetë i trepikëve e realizoi në pjesën e parë, gjegjësisht në minutën e 25-të të takimit.

Në ndërkohë, Malisheva ia ka shkaktuar edhe një tjetër humbje Drenicës në stadiumin “Liman Gegaj”.

“Rriqrat” triumfuan me rezultat të pastër 2-0 kundër “kuqezinjve”.

Hyseni hapi serinë e golave në minutën e dytë të shtesës së pjesës së parë nga penalltia.

Kurse “vulën” kësaj fitoreje ia dhuroi Mustafa që shënoi në minutën e 89-të. /Demokracia.com

Të ngjashme