Sport
Ballkani – Feronikeli, ndeshja e zjarrtë e Superligës
Demokracia
10:29 | 21 Shkurt 2021

Share:

Elita e futbollit kosovar sot vazhdon me dy ndeshje të cilat edhe e mbyllin javën e 20-të, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja kryesore do të jetë ajo në Suharekë ku përballen Ballkani e Feronikeli. Skuadra e Ballkanit, pas dështimit të Dritës dje, ka gjasa të mira t’i barazojë pikët me vendin e parë, kështu që sot hynë në fushë vetëm për fitore.

Në anën tjetër Feronikeli, nuk është në pozitë gjithaq të mirë dhe pikët janë më se të nevojshme, dhe kjo është arsyeja të pritet ndeshje e fortë.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Llapit dhe Gjilanit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Kjo sfidë do të sjellë rivalitet të madh, ku të dyja skuadrat me çdo kusht do ta kërkojnë vetëm fitoren

Orari

13:00 Llapi – Gjilani

13:30 Ballkani – Feronikeli. /Demokracia.com

 

Të ngjashme