Sport
Ballkani është skuadra e dytë me formën më të mirë nga ekipet e Ligës së Konferencës, lë pas Partizanin e Beogradit
Demokracia
15:25 | 11 Tetor 2022

Share:

Kampioni i Kosovës, Ballkani është skuadra e dytë më e mirë në Ligën e Konferencës, bazuar në ecurinë e rezultateve në pesë ndeshjet e fundit.

“Portokallezinjtë” kanë pesë fitore në pesë takimet e fundit, përfshirë kampionatin elitar të Kosovës dhe Ligën e Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Para Ballkanit në listën e publikuar nga faqja zyrtare e UEFA Ligës së Konferencës është vetëm AZ Alkmaar e cila ka goldallim më të mirë.

Kësisoj, skuadra e trajnerit Ilir Daja lë pas edhe Partizanin e Beogradit që zë vendin e katërt.

LISTA:

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024