Sport
Ballkani e zyrtarizon një tjetër largim nga klubi
Demokracia
18:24 | 24 Korrik 2022

Share:

Në prag të ndeshjes së kthimit ndaj La Fiortias në Ligën e Konferencës, Ballkani ka njoftuar për ndarjen pas tre viteve me drejtorin e shkollës së futbollit, Driton Mamajn.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit suharekas në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.

Ballkani dhe Mamaj siç bëhet e ditur kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.

“Klubi i futbollit FC Ballkani ju njofton se pas 3 viteve bashkëpunim me profesor pedagogun e njohur Driton Mamaj me marrëveshje të dyanshme ka vendosur qe të mos vazhdohet bashkëpunimi i ardhshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Ballkani e ka falënderuar Mamajn për punën e deritanishme duke i uruar suksese në vazhdim.

Ballkani e luan të martën mbrëma takimin e kthimit kundër skuadrës nga San Marino, La Fioritas në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:00. Takimin e parë, “portokallezinjtë” e fituan thellë 0-4./Demokracia.com/

Të ngjashme