Sport
Ballkani e transferon zyrtarisht sulmuesin Olivier
Demokracia
14:19 | 23 Janar 2023

Share:

Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Yoan Marc-Olivier, shkruan Demokracia.com.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit suharekas në rrjetet sociale.

22-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me kampionët në fuqi të Kosovës, bën të ditur klubi.

Olivier i është bashkuar “portokallezinjve” nga klubi tjetër i Superligës së Kosovës, Malishevës.

“FC Ballkani njofton se sulmuesi Yoan Marc-Olivier është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë. Sulmuesi  22-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë 2 vjeçare. Klubi ynë i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Olivier”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të klubit./Demokracia.com/

Të ngjashme