Kanë përfunduar tri përballjet përmbyllëse të xhiros së dhjetë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani ka shënuar fitore 2:1 ndaj Malishevës në stadiumin e qytetit në Suharekë, raporton Demokracia.com.
Fitore të ngushtë ka marrë edhe Llapi që mposhti Drenicën 3:2 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Gjilani ka regjistruar ndeshjen e pestë radhazi pa fitore në elitë.
“Kuqebardhët” këtë herë janë ndalur me barazim 1:1 në udhëtim te Ferizaj./Demokracia.com/