Sport
Ballkani – Drita, publikohen formacionet zyrtare
Demokracia
14:29 | 28 Prill 2022

Share:

Ballkani dhe Drita kanë publikuar formacionet zyrtare për kryendeshjen e javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Stadiumi i qytetit në Suharekë hap dyert e derbit të madh i cili pritet të sjellë një duel interesant, shkruan Demokracia.com.

Ballkani është shumë afër titullit të kampionit dhe me një fitore eventuale, e ndan edhe një 90 minutësh për ta siguruar edhe matematikisht titullin e më të mirit.

Në anën tjetër, pas dështimit të Gjilanit me Prishtinën (1:1), Drita me rezultat pozitiv mund të merr vendin e dytë në tabelë.

Trajnerët e dy skuadrave, Ilir Daja dhe Ardian Nuhiu kanë vendosur për 11-shet më të mira që kanë në dispozicion.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Baftiu, Thaqi, Hoxha, Dellova, Astrit Thaqi, Potoku, Emërllahu, Korenica, Gripshi, Krasniqi.

Drita: Maloku, Islami, Limani, Cuculi, Blakqori, Broja, D.Islami, Kryeziu, Ajzeraj, Namani, Simonovski./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025