Sport
Ballkani dhe Drita sot masin forcat në miqësore
Demokracia
14:24 | 26 Qershor 2022

Share:

Ballkani dhe Drita do të përballen në mes vete ditën e sotme (e diel) në një ndeshje miqësore.

Kampioni dhe nënkampionia e Kosovës në futboll do të sfidohen në qytetin e Ohrit në Maqedoninë e Veriut, shkruan Demokracia.com.

Takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 17:30 në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër.

Dy skuadrat ndodhen prej ditësh në qytetin e Ohrit për të kryer fazën përgatitore para dueleve në garat evropiane.

Ballkani ka punë në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve me skuadrën e FK Zlagiris Vilnius.

Në anën tjetër, ekipi i drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu ka punë me finlandezët e Inter Turku në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës./Demokracia.com/

Të ngjashme