Sport
Ballkani – Cluj, kompanitë e basteve e vlerësojnë lartë kampionin e Kosovës
Demokracia
12:31 | 07 Shtator 2022

Share:

Ballkani të enjten do të zbresë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” ku do të ndeshet me Clujn në kuadër të fazës së Grupeve ne Conference League, kompeticion ky që nuk është arritur asnjëherë më parë në klubet kosovare, shkruan Demokracia.com.

Ballkani ka besuar të gjithë më performancën e jashtëzakonshme në këto gara dhe kjo ka ndikuar që edhe kompanitë e basteve të mos e cilësojnë inferior.

Ndonëse skuadra rumune është favorite gjë e natyrshme, megjithatë fitorja e saj është kuotuar bukur lartë. Kështu Cluj për fitore ka kuotën 2.15, Ballkani 3.40 aq sa e ka kuotën edhe barazimi. Të kujtojmë se në këtë fazë të garave një fitore ka vlerën e 500 mijë eurove, ndërsa barazimi 170 mijë. /Demokracia.com

Të ngjashme