Sport
Ballkani – Cluj: Forma e dy skuadrave në pesë ndeshjet e fundit
Demokracia
11:42 | 08 Shtator 2022

Share:

Ditë historike për futbollin e Kosovës, e sidomos për skuadrën e Ballkanit.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të debutojë sot në fazën grupore të Ligës së Konferencës.

Ballkani që ka shkruar historinë me kualifikimin në këtë garë, garon në grupin G.

Në pesë ndeshjet e fundit, Ballkani ka qenë në formë spektakolare duke fituar të gjitha ndeshjet.

Kurse, Cluji ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim.

Kjo është përballja e tyre e parë mes vete.

Sot, me fillim nga ora 18:45, skuadra e Ilir Dajës do të jetë nikoqire e Clujit.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Të ngjashme