Sport
Ballkani bie nga pozita e parë pas barazimit me Feronikelin, deklarohet Isufi
Demokracia
17:24 | 29 Shtator 2021

Share:

Ballkani i Suharekës nuk ka arritur më shumë se një pikë ndaj Feronikelit në takimin e vlefshëm për javën e shtatë në Superligë.

“Xhebrailat” barazuan pa gola 0-0 ndaj “Industrialistëve” në mes të Suharekës, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Ballkanit, Bekim Isufi është deklaruar pas ndeshjes, ndërsa ka shprehur pakënaqësinë e tij.

“Ndaj këtyre skuadrave nëse në fillim nuk e hap ndeshjen pastaj është e vështirë. E pamë edhe me Malishevën dhe pastaj vjen presioni që me çdo kusht të vish deri te goli. Hasëm në vështirësi ndaj një kundërshtari që vjen të marrë më të mirën duke u mbrojtur. Ne është dashur të ishim më të qetë në finalizim, por nuk ia dolëm”, tha Isufi për ArtSport. /Demokracia.com

Të ngjashme