Ballkani e ka zhvilluar sot edhe ndeshjen e dytë miqësore në vazhdën e përgatitjeve për stinorin pranveror.
“Portokallezinjtë” sot në Antalia të Turqisë u përballen me skuadrën bullgare, FK Arda në një takim miqësor.
Kjo sfidë nisi dhe u mbyll me rezultatin e njëjtë, pra 0-0, shkruan Demokracia.com.
Miqësoren e parë, atë ndaj FC Nyiregyhaza, Ballkani e fitoi me shifrat 6:1.
Për Ballkanin risi në këtë përballje ishte sulmuesi, Dilivio Hoffman që ndodhet në prova te suharekasit, ndërsa startoi nga minuta e parë.
Ballkani është duke qëndruar tash e disa ditë në qytetin bregdetar turk për të kryer fazën e fundit të përgatitjeve për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra që tani po drejtohet nga trajneri shqiptar, Ilir Daja do ta nis stinorin pranveror nga pozita e tretë me 33 pikë, dy më pak se Gjilani lider. /Demokracia.com/