Skuadra e Ballkanit për herë të dytë arriti të na bëjë krenarë në garat evropiane.
Suharekasit si kampionë të Superligës për herë të dytë rresht, morën pjesën fillimisht në kualifikueset e Ligës së Kampionëve. Aty, ata u eliminuan nga Ludogoretsi pas dy ndeshjeve me rezultatin 4:2, ndonëse sfidën e parë e kishin fituar 2:0.
Më pas, vazhduan garat në Ligën e Konferencës duke eliminuar kundërshtarë si Larne e Lincoln Red Imps.
Kështu, Ballkani kaloi në “Play Off”, për të zhvilluar ndeshjet vendimtare për një vend në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Pas dy takimeve, Ballkani me rezultat të përgjithshëm 4:2 eliminoi BATE Borisovin për të shkuar në grupeve për herë të dytë rresht.
Shorti deshi që të besuarit e Ilir Dajës të jenë në grup me Viktoria Plzen, Dinamo Zagrebin e Astanan.
Portokallinjtë e mbyllën fazën e grupeve të fundit me katër pikë, ndonëse kishin mundësi për kualifikim tutje në xhiron e fundit, por humbën nga Dinamo.
Kujtojmë se në kualifikueset evropiane morën pjesë edhe Drita, Gjilani e Dukagjini, me këta të fundit që garuan për herë të parë në Evropë. Sidoqoftë, të tri këto skuadra u eliminuan në fazat e hërshme të Ligës së Konferencës.