Ballkani ka angazhuar dy anëtarë të ri në stafin e skuadrës.
Suharekasit tashmë kanë pasuruar stafin teknik edhe me ndihmëstrajnerin Glen Daja dhe video analistin, Ardi Kabashi.
Padyshim se dy ardhjet e reja në klub do pritet të jenë të dobishëm për orarin e dendur të Ballkanit në Superligë dhe në Ligën e Konferencës.
“Të dyve i dëshirojmë suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët!!”, ka shkruar Ballkani në prezantimin e Dajës dhe Kabashit.
Ballkani momentalisht gjendet në pozitën e dytë në tabelë në elitën e futbollit kosovar me 21 pikë dhe dy ndeshje më pak.
Portokallinjtë po udhëheqin edhe në grupin e tyre në Ligën e Konferencës me katër pikë pas tri ndeshjeve (aq sa kanë edhe ekipet e tjera në grup)./Demokracia.com/