Lajme
Ballkanasit po e humbin shpresën në BE, kosovarët “ngushëllohen” me Kullën e Ajfelit në Lipjan
Demokracia
15:44 | 22 Qershor 2022

Share:

Në Kosovë, e cila ka qenë në pritje për udhëtim pa viza në Bashkimin Evropian që nga 2010-ta, një pronar i një restoranti ka ngritur një kopje të madhe të Kullës së famshme Eiffel, shkruan Reuters.

“Ne e kemi ndërtuar këtë si një formë ngushëllimi për njerëzit që nuk mund të shkojnë në Paris”, ka thënë për Reuters, Blerim Bislimi, pronari i restorantit “Te Anija”, përcjell Demokracia.com.

Kjo shaka reflekton në një fenomen më të gjerë përreth Ballkanit për perspektivat e gjashtë shteteve anëtare – Shqipëria, Kosova, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – duke u anëtarësuar ndonjëherë në BE.

Mungesa e përparimit në etapat, si lëvizja e lirë pa viza përgjatë rrugës, ka dërguar në një ndjenjë të tillë zhgënjimi, saqë liderët e Shqipërisë dhe Serbisë konsideruan shkurtimisht edhe mospjesëmarrjen në samit të enjten në Bruksel.

Në Serbi, entuziazmi për të qenë pjesë e BE-së ka rënë. Vetëm 35% janë për, ndërsa 44% janë kundër, me të tjerët të pasigurt, sipas një sondazhi në prill.

Por, përparimi i shpejtë i Ukrainës për statusin e kandidaturës zyrtare, për t’u rënë dakord në samitin e së enjtes, ka shërbyer që të rris ndjenjën e tyre të mënjanimit, thonë shtetet ballkanike, edhe nëse të gjithë, përveç Bosnjës dhe Kosovës, janë tashmë kandidatë për në BE.

Zvezdana Kovac nga një organizatë joqeveritare, Lëvizja Evropiane, ka thënë se “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë çdo të drejtë për të qenë të mërzitur”, duke iu referuar procesit të ngecur të negociatave.

Përderisa përparimi zyrtar i Shqipërisë është i lidhur nga BE me atë të Maqedonisë së Veriut, Kovac gjithashtu ka thënë se duke i dhënë Ukrainës kandidaturën e BE-së pa asnjë përparim, është një “mesazh i keq” për Ballkanin.

Ndërsa, Arton Demhasaj nga Çohu ka thënë se “Bashkimi Evropian nuk ka politika të qarta të zgjerimit ndaj Ballkanit Perëndimor”.

“Nëse shtetet që aspirojnë t’i bashkohen BE-së përballen me vonesa, ato do t’i riorientojnë politikat e tyre dhe do të ketë një rritje të ndikimit rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.

“Shumë qeveri të BE-së mendojnë se mund të vazhdojnë t’i dorëzojnë Ballkanit kërkesa të reja dhe të thonë: kthehuni kur të keni mbaruar”, tha një diplomat i lartë i BE-së, i përfshirë në bisedime, por sipas tij nuk funksionon kështu dhe në një moment ata do të heqin dorë. /Demokracia.com/

Të ngjashme