Lajme
Bali Muharremaj vizitë në Izrael, ai dhe kolegët e tij priten nga presidenti Herzog dhe kryetari i Jerusalemit
Demokracia
18:20 | 07 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj bashkë me kolegët e tij nga disa komuna të Kosovës për qëndrojnë në Izrael në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare “MuniWorld2022”.

“Në Izrael, me delegacionin e AKK-së ku po i përfaqësojmë Komunat e Republikës së Kosovës, në Konferencën Ndërkombëtare “MuniWorld2022”. Konferenca po mbahet në Tel Aviv, me ftesë të Asociacionit të Autoriteteve Lokale të Izraelit”, ka shkruar Muharremaj në llogarinë e tij në facebook.

Ai ka shtuar se është i nderuar me mikpritjen e presidentit izraelit, Isaac Herzog dhe kryetarit të Jerusalemit, Moshe Lion.

“Poashtu jemi falënderues që e takuam edhe znj.Ines Demiri, Ambasadore e Kosovës në Izrael”, ka përfunduar Muharremaj.

Të ngjashme