Lajme
Bali Muharremaj tregon edhe një herë zemërgjerësinë e tij, i ndanë 600 euro për Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës
Demokracia
15:54 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se ka ndarë 600 euro nga paga e tij mujore për mbulimin e sigurimit shëndetësor për 100 pjesëtarë të Njësisë Speciale (NJSO), për periudhën 12 mujore.

Muharremaj përmes një postimi ka treguar se janë të angazhuar për punën e qeverisjes lokale.

“Megjithëse ne jemi të angazhuar me punë në qeverisje lokale, ne me mendje dhe zemër jemi me policët tanë në Veri të Kosovës. Jam krenar që e përfaqësoj Komunën e Suharekës, e cila ka personalitete humane si z.Shaqir Palushi.”, ka shkuar ai.

I pari i Suharekës ka thënë se  Kosova është vendi i  të gjithëve pa dallim.

“Kosova është vendi ynë dhe është i të gjithëve pa dallim, andaj duhet të jemi bashkë në situata të tilla. Krenar me Policinë e Kosovës”, ka shkruar në fund Muharremaj.

Postimi i plotë:

Të ngjashme