Lajme
Bali Muharremaj ka një lajm të mirë për nxënësit e Suharekës
Demokracia
18:31 | 17 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka një lajmë shumë të mirë për nxënësit e komunës së Suharekës.

Muharremaj, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se një mik i tij nga Amerika, Berat Gegaj, përmes një organizate do të ndajë 100 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të komunës së Suharekës për çdo muaj për vitin shkollor 2022-23.

“100 bursa për nxënësit e komunës sonë

“Ne përmes Kosovo Hope & Way to the Kingdom, do të ndajmë 100 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të komunës sonë për çdo muaj për vitin shkollor 2022-23″- është lajmi i mirë që më dha miku im Berat Gegaj nga Amerika.

Qëllimi i tyre është mbështetja në fushën e arsimit dhe edukimit të gjeneratave të reja.

Ky veprim human, e që nuk është i vetmi ndër vite, na bënë të ndjehemi mirë dhe krenar gjithashtu.

Faleminderit dhe Zoti ju bekoftë!”, ka shkruar ai./demokracia.com

Postimi i plotë:

Të ngjashme