Gareth Bale ka reaguar ndaj tifozëve të cilët sugjeruan në Instagram se uellsiani ka humbur masë muskulore.
Sulmuesi 32-vjeçar është duke u përballur me një lëndim serioz edhe këtë sezon dhe nuk ka luajtur për Real Madridin që prej muajit gusht.
Një metodë e thjeshtë zhduk mykun e thonjve në 72 orë
Uellsiani u fotografua duke stërvitur javën e kaluar, ku u duk se ka humbur masë muskulore dhe u shfaqë më i hollë.
Pamja e ndryshuar e tij i la shumë tifozë pa fjalë, disa prej të cilëve e kanë krahasuar gjendjen e tij para një viti me atë të tanishme.
“Kur humbi kaq shumë masë muskulore Gareth Bale”, pyeti një tifoz i Real Madridit. “Dallim gjashtë mujor”.
En qué momento Bale perdió tanta masa muscular? Solo 6 meses de diferencia pic.twitter.com/N1y248Xe04
— 7 (@Madr7dismo) January 27, 2022
Bale i është përgjigjur tifozëve duke e postuar një fotografi tjetër nga një këndi tjetër nga stërvitja e njëjtë.
Në fotografinë e postuar në Instagram, Bale e shtoi një emotikon duke qeshur dhe një tjetër muskulor, duke sugjeruar se ai nuk ka humbur masë muskulore.
View this post on Instagram