Sport
Bale planifikon të rikthehet te Real Madridi nga edicioni i ardhshëm
Demokracia
21:23 | 23 Mars 2021

Share:

Gareth Bale i Real Madridit, i huazuar tani te Tottenhami, ka zbuluar planet për të ardhmen e tij.

“E ardhmja nuk më tërheq vëmendjen. Arsyeja kryesore që erdha te Tottenhami ishte të luaj futboll dhe të përmirësohesha për Evropian”, ka thënë Bale, shkruan Demokracia.com.

“Plani është ta kaloja këtë vit te Spurs dhe më pas të kthehem në Real Madrid”, shtoi ai.

Mediat spanjolle u befasuan nga planet e Bales, pasi ai nuk ka raporte të mira me trajnerin Zinedine Zidane.

Ndryshe, Bale sa ishte te Real Madridi fitoi katër Liga të Kampionëve, dy tituj të La Ligës. /Demokracia.com

Të ngjashme