Lajme
Bajrami: Zgjedhjet në LDK, shkollë për partitë e tjera të cilat kurrë nuk kanë bërë garë demokratike
Demokracia
17:33 | 14 Mars 2021

Share:

Hykmete Bajrami ka uruar Lumir Abdixhikun për zgjedhjen në krye të LDK-së.

Pas zgjedhjeve të brendshme të LDK-së, ku 190 delegatë ia dhanë besimin Lumir Abdixhikut, që ai të jetë kryetar i këtij subjekti politik, ka reaguar Hykmete Bajrami, raporton Demokracia.com.

Ajo përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Bajrami duke e uruar Abdixhikun, ka thënë se këto zgjedhje ishin shkollë për të gjitha partitë politike në Kosovë.

“Partia e vetme demokratike në Kosovë votoi Kryetarin e ri. Ky është udhëheqësi i tretë pas Presidentit Rugova i zgjedhur me garë demokratike dhe të drejtë. Ky proces është shkollë për partitë tjera të cilat kurrë nuk kanë bërë garë demokratike. Këtë e mundëson vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjerash Bajrami, raporton më tutje Demokracia.com.

Sipas saj, Abdixhiku do ta ketë mbështetjen e secilit anëtar të LDK-së në sfidat e reja.

Postimi i plotë i Bajramit, pa ndërhyrje:

Partia e vetme demokratike në Kosovë votoi Kryetarin e ri. Ky është udhëheqësi i tretë pas Presidentit Rugova i zgjedhur me garë demokratike dhe të drejtë. Ky proces është shkollë për partitë tjera të cilat kurrë nuk kanë bërë garë demokratike. Këtë e mundëson vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kryetari i ri z.Abdixhiku do të ketë mbështetjen e secilit anëtar të LDK-së në sfidat e reja. Lumiri sot ka fituar dhe njëkohësisht ka marrë përgjegjësi të madhe në rrugëtimin e partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.

LDK i ka mbijetuar secilës sfidë që prej themelimit dhe do t’ia dalë të kthehet fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme lokale me platformë ku bashkohen të gjitha kategoritë e shoqërisë e në veçanti gratë dhe të rinjtë.

Faleminderit secilit anëtar e zyrtar të LDK-së për kontributin e dhënë në këtë garë dhe në këto tri dekada të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në veçanti e falënderoj Kryetarin e deritashëm z. Isa Mustafa.

Urime Lumir, na priftë e mbara!. /Demokracia.com/

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/1883017525180353

Të ngjashme
Lajme • 20 Maj 2024