Lajme
Bajrami: VV-ja e injoron raportin e WJP-së dhe shkon te faqja e 40 gjen diçka për t’u krenuar
Demokracia
10:36 | 27 Tetor 2022

Share:

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është “duke bërë propagandë dhe po thotë të pavërteta”, për sa i përket raportit të World Justice Project për sundimin e ligjit.

Raporti e nxjerr Kosovën të 57’tën në botë, por me përmirësimin e dytë më të lartë në botë kur krahasohet ky vit me atë paraprak.

E Bajrami thotë se Kosova në vitin 2020 ishte e 54’ta, duke aluduar se me VV-n në pushtet është përkeqësuar sundimi i ligjit.

“Aftësia e qeveritarëve për të lexuar raporte është e paparë. Injorojnë krejt raportin, kalojnë 39 faqe dhe shkojnë te faqja 40, gjejnë diçka për t’u lavdëruar por realiteti është ndryshe. World Justice Project e renditë Kosovën në pozitën e 57-të në këtë vit. Ende larg nga viti 2020 ku Kosova renditej e 54-ta, derisa vitin e kaluar kishte pësuar regres dhe renditej e 60-ta“, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024