Lajme
Bajrami ua kthen përmbys logjikën pushtetit për “kushtetutshmërinë” e mbylljes së Klan Kosovën
Demokracia
15:11 | 29 Korrik 2023

Share:

Atë që pushteti e gjuan si çështje “kushtetutshmërie” për mbylljen e televizionin Klan Kosova, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e ka kthyer tërësisht përmbys si logjikë argumentuese.

Bajrami në një postim ua numëroi shkeljet dhe shpërfilljet e Kushtetutës së Kosovës nga saktësisht të njëjtin argumentues të kësaj linje.

Reagimi i Bajramit:

”Patriotët” thanë ”në emër të kushtetutshmërisë do mbyllet Klan Kosova”.

Patriotë,

Për cilën Kushtetutë e kanë fjalën?

– Atë që e ka shkelë Arbërie Nagavci?

– Të njëjtën që e ka shkelë Albulena Haxhiu duke hartu ligje antikushtetuese?

– Po koordinimi i shefes së 56 deputetëve me një terrorist si Radojeçiçi, a është në linjë me po këtë kushtetutë?

A janë të njëtit ”patriotë” që e mbrojnë Martin Berishajn që ka marrë miliona euro nga Gen Beograd?

A janë të vetëdijshëm çka jeni duke bërë?

Të ngjashme