Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka folur në emër të subjektit politik që e përfaqëson dhe opozitës në përgjithësi lidhur me kushtin e tyre për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Bajrami ka thënë se kushti për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare është zhbllokimi i mjeteve vetanake të komunave në vlerë prej 37.5 milionë euro.
Bajrami ka thënë se qindra projekte kapitale nëpër komuna janë bllokuar si shkak i kësaj.
Postimi i plotë:
Nesër Kuvendi i Kosovës ka seancë plenare, në rend dite janë 30 pika të papërfunduara nga seancat e kaluara, në mesin e tyre edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.
LDK/opozita ka një kusht të vetëm për votimin e këtyre marrëveshjeve: zhbllokimin e mjeteve vetanake të komunave, 37.5 milionë euro. Krejt çka po kërkojmë është që ministri Murati t’i zbatoj ligjet: Ligjin e Buxhetit, Ligjin për Menxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ligjin për Vetqeverisje Lokale dhe Amandamentin/Nenin në Ligj të Buxhetit të propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së, që ka kalu me 93 vota në Kuvendin e Kosovës.
Kush i ka fajet?
Qindra projekte kapitale nëpër komuna nuk mund as të inicohen për shkak të kësaj bllokade, jemi në fund të Majit, humbje e madhe për qytetarët e vendit.