Lajme
Bajrami: Transporti i energjisë që blihej me vetëm 1.11 euro, iu faturua qytetarëve me 798 euro
Demokracia
13:06 | 24 Maj 2025

Share:

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se transporti i energjisë që blihej me vetëm 1.11 euro, iu faturua qytetarëve me 798 euro, shkruan Reporteri.net.

Ajo ka shkruar në Facebook, se bëhet fjalë vetëm për transportin e energjisë e jo për energjinë.

Bajrami i ka bërë një thirrje Prokurorisë.

“Prokuroria ose tash ose kurrë”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj:

KOSTT dhe ZRrE duhet të mbahen përgjegjës për skandalin e shpërfaqur dje në buletiniekonomik.

Dmth. e faktuar: transportin e energjisë që tregtari e ka ble vetëm 1.11 Euro për MWh na është faturu neve me 798.32 Euro.

A po e kuptoni bëhet fjalë vetëm për transportin e energjisë jo për energjinë.

Veç mendojeni, janë këta ”profesionistë të pavarur” që caktojnë çmime për energjinë që ne detyrohemi t’i paguajmë.

Këto janë arsyet pse në katër vitet e fundit çmimi i energjisë është rritë 128% dhe pse 200 prodhues vendor e 1100 kompani shërbyese e tregtare janë duke u shty drejt mbylljes ose rritjes çmimeve.

Shihni Ligjin për Energjinë Elektrike, drejtëpërdrejtë përgjegjës janë KOSTT dhe ZRrE.

Prokuroria ose tash ose kurrë.

 

Të ngjashme