Lajme
Bajrami reagon për dënimin që shqiptoi gjykata për vjedhjen në thesar: Të kthehen mjetet e vjedhura
Demokracia
15:42 | 07 Dhjetor 2022

Share:

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar për dënimin që ua shqiptoi sot Gjykata Themelore në Prishtinë dy të akuzuarave për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga thesari.

Vjedhja ndodhi në kohën kur Bajrami mbante pozitën e ministres së Financave dhe Transfereve në Qeverinë e Avdullah Hotit.

Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se beson që mjetet e vjedhura do të kthehen në buxhetin e Kosovës.

“E denoncova vjedhjen e 2.1 milionshit dhe sot ka vendim të Gjykatës. Drejtësia duhet të shkojë deri në fund.  Vendimi i sotshëm i Gjykatës tregon se kur ka bashkpunim në mes të institucioneve, rastet e vjedhjeve nuk ngelën pa u ndëshkuar.  Unë besoj shumë se organet e drejtësisë dhe institucionet tjera përgjegjëse do të bashkrendojnë aktivitetet, që mjetet e vjedhura të kthen sa më parë në buxhetin e shtetit.  Hajnat e kanë vendin në burg. Secili zyrtar që abuzon duhet të zbulohet, të denocohet dhe hajant duhet të marrin dënime kapitale”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Postimi i plotë:

Kujtojmë, se gjatë ditës së mërkurë, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin ndaj Labinot Grudës dhe Kadri Shalës, për vjedhjen e 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë nga Thesari i Shtetit, duke i dënuar me 21 vite burgim dhe 41 mijë e 500 euro.

 

Të ngjashme