Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka shprehur sot kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti, për siç thotë, nuk bëri asgjë për parandalimin e ngritjes së çmimeve apo që kjo të mos vërehet në xhepin e qytetarëve.
”Ju dhe kjo qeveri duhet të menaxhoni me kriza të tilla.Ju nuk po menaxhoni me ndërhyrjet e juaja. Ju kemi dëgjuar të krekoseni për rritjen ekonomike të vitit 2021. Por nuk mundesh me folë për diçka çka ke fitu, pa tregu çka ke humb”, ka thënë Bajrami.
Ajo tutje ka thënë se sot sot ngritja e çmimeve është bërë pandemi e dytë.
“Ajo çka po ndodhë me çmimet sot është frikësuese. Qeveria jonë nuk bëri asgjë”, u shpreh ajo.