Lajme
Bajrami: Prej atyre që janë në grevë, ka shumë që e kanë votuar VV-në
Demokracia
19:53 | 27 Shtator 2022

Share:

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratave, kryesisht të pushtetit, se SBASHK-u dhe kreu i saj, Rrahman Jasharaj, janë të ndikuar politikisht.

Bajrami përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në mesin e atyre që janë në grevë, ka shumë që në zgjedhjet e fundit parlamentare, e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje.

“Injorimi i grevës është injorim ndaj 318 mijë fëmijëve. Por ta dini që të gjithë ju që po akuzoni SBASHKU-n dhe s’po kërkoni angazhim maksimal nga Qeveria jeni duke i kontribu grevës”, ka thënë tutje ajo.

Në fund, Bajrami ka thënë se duhet bërë presion që të dy palët të ulen në tavolinë dhe të gjejnë zgjidhje, pasi që kjo “betejë” nuk ka fitues, vetëm humbës.

Postimi i plotë i Bajramit, pa ndërhyrje:

Për ju që besoni se Rrahman Jasharaj dhe SBASHK-u janë të ndikuar politikisht, është dashur me i kërku ministres së arsimit znj. Nagavci që nga 25 gushti e deri me sot me taku secilin mësimdhënës në Kosovë, duke e vizitu çdo shkollë e qerdhe dhe me pa se ku qendron problemi.

Mos harroni se në mesin e atyre që janë në grevë, ka shumë që në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë votuar për VV-në.

Injorimi i grevës është injorim ndaj 318 mijë fëmijëve.

Por ta dini që të gjithë ju që po akuzoni SBASHKU-n dhe s’po kërkoni angazhim maksimal nga Qeveria jeni duke i kontribu grevës.

Ne të gjithë duhet të bëjmë presion që këto dy palë të ulën në një tavolinë dhe të mos largohen nga aty pa gjetur një zgjidhje.

Kjo betëjë nuk ka fitues, ka vetëm humbës.

Mos të humbin më shumë!

Të ngjashme