Lajme
Bajrami: Nga 900 milionë për investime kapitale, janë shpenzuar vetëm 263 milionë euro
Demokracia
22:10 | 19 Nëntor 2023

Share:

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic, thotë se nga 900 milionë euro të ndara për investime kapitale, janë shpenzuar vetëm 263 milionë euro.

Për ish- ministren e Financave, projektet kapitale po barten nga viti në vit.

Sipas saj, Qeveria Kurti nuk po lë asnjë gjurmë sa i përket projekteve.

“Ne flasim në bazë të raporteve të ministrisë së financave dhe ministrive tjera relevante. Ne sapo e kemi analizuar në detaje raportin për nëntë mujorin për vitin 2023 dhe aty kemi parë që prej rreth 900 milionë sa janë të alokuara këtë vit, sepse bëhen disa rialokime në 3 mujorin e fundit, vetëm 29 për qind janë shpenzuar apo 263 milionë”.

“Gjendja nuk është aspak e mirë, ka ministri që ende s’kanë filluar ta implementojnë asnjë projekt, por ta marrim në përgjithësi Qeverinë Kurti në tri vitet e fundit gjendja nuk është aspak e kënaqshme, nuk kemi parë asnjë projekt infrastrukturor të madh, transformues për shoqërinë tonë, nuk kemi parë që në fund të mandatit të kësaj qeverie të themi këto janë projektet, d.m.th nuk kanë asnjë gjurmë të cilën do e lënë në fund të mandatit katërvjeçar”.

Sipas saj, në nëntë mujorin e fundit e kemi Ministrinë e Financave me vetëm 6 për qind investime kapitale, i ka pasur 22 milionë buxhet.

“Ministria e Bujqësisë është me 14 për qind, prej 16 projekteve në total, 14 nuk kanë filluar ende. Ministria e Infrastrukturës e ka buxhetin më të madh 222 milionë për vitin 2023, ka implementuar 31 për qind. Kem edhe disa projekte e ministri të cilat mjetet buxhetore po i bartin vit pas viti investimet kapitale”, thotë ajo.

Të ngjashme