Lajme
Bajrami – Muratit: Publikoje listën e 50 top përfituevse të 230 milionë eurove
Demokracia
13:07 | 28 Mars 2022

Share:

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se për tejkalimin e krizës së rritjes së çmimeve në tre muajt e fundit janë ndarë 230 milionë euro.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas deklaratës së Muratit duke thënë se Qeveria Kurti nuk ka guximin që t’i publikoj listat se kënd e ka subvencionuar.

Madje, pas kësaj, Bajrami ka postuar edhe në rrjetin social “Facebook”, duke i kërkuar Muratit ta publikojë listën e 50 top përfituesve të 230 milionë eurove.

“E sfidoj ministrin Murati që të publikojë listën e 50 top përfituesve të këtyre 230 milionë eurove. Çdo taksapagues i këtij vendi ka të drejtë të dijë kush ka përfituar n vitin 2021 nga 230 milionë eurot e ndara nga Qeveria. Bizneset jo! Bujqit jo! Qeveria po thotë qytetarët – le t’i tregojë kush janë përfituesit? Ne nuk po e dimë. Qeveria e di dhe duhet të tregojë”, ka shkruar Bajrami.

Postimi i plotë:

E sfidoj ministrin Murati që të publikojë listën e 50 top përfituesve të këtyre 230 milionë eurove.

Çdo taksapagues i këtij vendi ka të drejtë të dijë kush ka përfituar n vitin 2021 nga 230 milionë eurot e ndara nga Qeveria.

Bizneset jo!

Bujqit jo!

Qeveria po thotë qytetarët – le t’i tregojë kush janë përfituesit?

Ne nuk po e dimë.

Qeveria e di dhe duhet të tregojë!/Demokraica.com/

Të ngjashme