Lajme
Bajrami: Kurti po manipulon me shifra për rritje ekonomike
Demokracia
08:14 | 15 Qershor 2024

Share:

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti. Ajo ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po manipulon me shifra kur po flet për rritje ekonomike.

Në emisionin DPT te Fidani, deputetja e LDK-së ka thënë se të gjitha vendet matjen i bëjnë duke u krahasuar me vitin paraprak, ndërsa Kurti e bën matjen e rritjes ekonomike me parametra historik.

“Albini për më ba diferencën në ekonomi duhet me shku 24 vjet përpara për të treguar se atëherë ka qenë keq e sot mirë. Krejt qeveritë e kaluara, krejt vendet ekonomike e krahasojnë me vitin paraprak, dmth sa është rritur ekonomia e këtij viti në krahasim me vitin e kaluar. Ndërkohë që kryeministri Kurti që bën matje me parametra historik.”, ka thënë ajo.

Sipas saj, matjet e kryeministrit për rritje ekonomik nuk janë të vërtetat.

“Krahasimi i gjendjes ekonomike nga kryeministri Kurti me vitin 2000 mund të shihet prej shumë këndvështrimeve. Në një formë Albini po thotë mos u ankoni sot, po e din saktë se në cfarë gjendje ekonomike janë qytetarët dhe bizneset dhe po thotë mos u ankoni, a e dini se a a e dini ku kemi qenë në vitin 2000. Po në vitin 2000, ebesa edhe 1999 të gjithë ne e dimë ku kemi qenë. Gjendje ekonomike sot e tregon pikërisht fakti që Albin Kurti e krahason atë me një cerekshekulli më parë”, është shprehur ajo.

Të ngjashme