Lajme
Bajrami: Kurti po ka frikë t’i takojë bizneset, ata po shkojnë tek Edi Rama
Demokracia
18:15 | 21 Korrik 2022

Share:

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke thënë se ai po i nëpërkëmb bizneset dhe se ata po gjejnë streh tek kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për çasje joserioze ndaj bizneseve të Kosovës.

Bajrami ka thënë se Kurti po frikësohet ti takojë bizneset e Kosovës, për këtë arsye sipas saj ato po ikin në Shqipëri duke u “strehuar”, tek kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

“Kryeministri po ka frikë ti takojë bizneset ata kanë gjetë strehim diku tjetër, po shkojnë po e takojnë kryeministrin e Shqipërisë. Kurti ka vizituar Silicon Valley, dhe nuk e ka pasë asnjë biznes me vete, ata në Greqi i ka takuar në mënyrë sekrete, kurse biznesmenët kosovarë po shkojnë të km i Shqipërisë”, ka deklaruar ajo.

Tutje, Bajrami ka thënë se masat që po i merr Qeveria e Kosovës, krijojnë shtet të lëmoshës dhe jo shtet zhvillimor. Ato masa sipas Bajramit vetëm se po e thellojnë krizën.

Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, që të takohet me bizneset sepse sipas saj ato punësojnë dhe jo Qeveria.

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024