Lajme
Bajrami kritikon Qeverinë Kurti: Shansa s’ka që të ndërtohen 160 çerdhe në këtë mandat
Demokracia
12:52 | 18 Nëntor 2023

Share:

Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, ka komentuar buxhetin e vitit 2024, që u miratua në parim në Kuvendin e Kosovës këtë javë.

E ftuar në emisionin “Kallxo Pernime”, Bjarami ka vlerësuar se premtimi i kryeministrit Albin Kurti për ndërtimin e 160 çerdheve, nuk ka shansa të përmbushet në këtë mandate.

“Në këtë mandat nuk ka shansa që të ndërtohen 160 çerdhe. Tani në planifikimin e buxhetit për 2024 kemi numër të madh të çerdheve dhe asnjëra prej tyre nuk përfundon në vitin 2024, çka është më e keqja janë 11 çerdhe që figurojnë në dokument por që kanë 0 buxhet për vitin e ardhshëm dhe i kanë të ndara nga 150 mijë euro për vitin 2025 dhe nga 100 mijë euro për vitin 2026, e nëse e sheh qysh janë ndërtu të tjerat, asnjë nuk është ndërtuar me 350 mijë euro buxhet. Domethënë në këtë buxhet, ti ke plan për Qeverinë tjetër.” – theksoi Bajrami.

Të ngjashme