Lajme
Bajrami kritika të ashpra për Qeverinë: Nuk kemi parë përparim në asnjë fushë
Demokracia
15:34 | 08 Shtator 2023

Share:

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka hedhur një mori kritikash në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

Ajo ka vlerësuar se deri me tani Qeveria nuk ka bërë përparim në asnjë fushë.

Në një intervistë për “Telegraf”, ajo ka thënë se kjo mënyrë e qeverisjes e ka bërë të papërballueshme jetën për shumë qytetarë.

“Ka një gjendje absolutist jo të mirë, nuk kemi parë përparim në asnjë fushë, një prej pengesave kryesore për qytetarët është që kostoja e jetës është e papërballueshme, që nënkupton ne ende jemi nën presionin e çmimeve të larta. Tash kemi inflacion më të vogël, por nuk kemi pasur de-inflacion, që nënkupton nuk kemi pasur ulje të ngritjes së çmimeve që kanë ndodhur vitin e kaluar”, ka deklaruar Bajrami.

Deputetja e LDK-së ka folur edhe për finalizimin e programit të ri politik të LDK-së “Rruga e Re”.

Ai ka treguar se është punuar gjatë në hartimin e kësaj platforme të re politike.

“‘Rruga e re’ mund të doket e re për shkak të shpalosjes së programit që kemi bërë, përndryshe ‘Rruga e re’ quhet programi i ri qeverisës i LDK-së për katër vitet e ardhshme, pas zgjedhjeve nacionale kurdo që ato mbahen. Ne kemi filluar menjëherë pas zgjedhjeve të kaluara dhe rezultatit që kemi marrë, kemi filluar me takime me qytetarë, nëpër fshatra, nëpër qytete, në të gjitha komunat e Kosovës”, ka deklaruar Bajrami.

Të ngjashme