Lajme
Bajrami e LDK-së reagon ndaj videos së Vetëvendosjes: Të korruptuar dhe krenarë
Demokracia
19:01 | 28 Gusht 2023

Share:

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video propaganduese, në të cilën flet për progresin e paparë ekonomik të Kosovës gjatë qeverisjes në mandatin e dytë të kryeministrit Albin Kurti.

Me videon e propagandës gjithashtu sulmohen mediat, opozita dhe Prokuroria Speciale në lidhje me aferën e grurit dhe vajit.

Me anë të një postimi në Facebook, Bajrami ia ka rikujtuar partisë së pushtetit se po i afrohemi fundit të mandatit.

“Të korruptuar dhe krenarë”, shkruan fillimisht Bajrami.

“Video produksioni i Qeverisë/LVV ka harru ta cekë “se sot për herë të parë është data 28 gusht 2023” dhe ata po i afrohen fundit të mandatit qeverisës”, vazhdon ajo tutje.

Tutje, deputetja Bajrami ka shtruar 27 pyetje për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë Kurti.

Sa ditë ju bënë Kosovës nën sanksione

– Cili është dëmi ekonomik dhe politik që i keni shkaktu vendit, duke e vënë nën sanksione 

– Sa është zvogëlu eksporti i mallrave

– Me çfarë deficit tregtar e keni mbyllë vitin 2022 

– Si lavdëroheni me inflacion, derisa qytetarët mezi mbyllin muajin

– Sa tenderë njëburmorë keni nënshkru

– Sa tenderë ju keni dhanë miqëve e dashamirëve 

– Prej kur korrupcioni është trillim  jeni zënë në flagrancë.

– Sa e keni rritë tatimin në pronë

– A e keni bë TVSH-në zero në produkte bazë siç keni premtu

– Sa qytetarë të këtij vendi kanë ikë nga këtu

– Sa punëtorë të administratës shtetërore e kanë lënë punë

– Sa policë e kanë lënë punën

– Sa mjekë kanë ikë jashtë shtetit

– Sa ushtarë të FSK-së detyrohen të punojnë kamarier, në mbrëmje se nuk ju mjafton paga për ta mbajtë familjën

– Sa është rritë çmimi i energjisë elektrike

– Sa qerdhe i keni ndërtu

Sa qifte të reja i keni bë me banesë

– Sa sovranitet ka në veri sot

– Sa ditë ju bënë Lulzim Hetemit në komunë

– Çka ka përfitu Kosova nga qendrimi i tij brenda një ndërtese 

– Sa njohje të reja i keni sjellë vendit

– Sa fëmijë do të ngelin pa libra këtë vit

– Sa orë mësim do të humbin 

– Sa ligje i ka rrëzu kushtetusja deri tani

-Sa ministra e kanë shkelë kushtetutën 

– Sa ministra e kanë shkelë ligjin

Pres përgjigje me video

Të ngjashme