Lajme
Bajrami: Duket se po shkojmë drejt zgjedhjeve, fletëvotimi duhet të jetë Kosova apo Albulena Haxhiu
Demokracia
10:53 | 09 Maj 2025

Share:

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka lënë të kuptohet se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

“Duket se po shkojmë drejt një procesi zgjedhor, dhe nëse shkojmë fletëvotimi duhet të jetë i qartë: Kosova apo Albulena Haxhiu”, tha ajo.

Bajrami tha se e përkrahin që lënda për vendimet e Avni Deharit, të shkojë në Kushtetuese.

“Nëse ka iniciativa për Gjykatë Kushtetuese, ne e analizojmë lëndën dhe jemi për zhbllokimin e situatës”, tha ajo.

“Z.Dehari nuk na dha as fjalën, aty iu drejtova që mundet me na ftu edhe 48 herë, po si LDK nuk kemi vota për ndryshimin e mënyrës së votimit. Më lejoni të iu informoj që kemi mbledhur nënshkrimet e disa deputetëve. Do të dërgojmë kërkesë në ZRRE për anulimin e dy vendimeve: anulimin e vendimit për të hyrat maksimale që ka rezultuar me rritjen e çmimit të rrymës, dhe vendimin tjetër për detyrimin e 1300 kompanive për të dalur në tregun e hapur”, tha ajo.

Të ngjashme