Lajme
Bajqinovcit të VV-së i “dhemb” protesta e Sindikatave kundër Kurtit, e sulmon Jasharajn e SBASHK-ut
Demokracia
16:19 | 08 Prill 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas protestës së Sindikatave para Qeverisë së Kosovës, duke e sulmuar kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharajn.

Bajqinovci në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se nuk shkojnë në protesta punëtorët, sidomos jo ata të arsimit, duke thënë se kur e kanë të instaluar Rrahman Jasharajn e PAN-it në krye, përcjell Demokracia.com.

“Nuk shkojnë në protesta punëtorët, sidomos jo ata të arsimit, kur e kanë të instaluar Rrahman Jasharajn e PAN-it në krye”, ka shkruar Bajqinovci.

Kujtojmë se sindikatat kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës.

Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u sot në protestën masive para Qeverisë ka thënë se fajtori kryesor pse mësimdhënësit do shkojnë në grevë prej 20 prillit është kryeministri Albin Kurti.

Jasharaj ka thënë se kjo Qeveri i ka injoruar për dialog.

“Kjo qeveri shembulli më i keq i heshtjes dhe jo gatishmërisë për dialog. Kjo heshtje bëri që sot të jemi këtu. Në të ardhmen do të jetë e tërë anëtarësia. Dikujt që nuk do i dalin hesapet do jetë Qeveria. Qeveri që  nuk po shikon as në dritare. Arsimtarët janë dinjitozë, kanë qëndruar në vitet e okupimit. Nga 30 prilli do i shohësh në grevë dhe populli le ta di se fajtori i vetëm edhe kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij. Edhe në të ardhmen do të jemi këtu”, ka thënë Jasharaj./Demokracia.com/

Të ngjashme