Lajme
Bajqinovci sulmon Hotin: Ish-kryeministri i paligjshëm po kërkuaka zgjedhje
Demokracia
22:37 | 27 Dhjetor 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shkruar rreth një deklarate të ish-kryeministrit Avdullah Hoti i cili ka thënë se kjo Qeveri nuk ka gjasa ta përfundoj mandatin.

Bajqinovci në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Hoti për kërkon zgjedhje në kohën ku sipas tij Albin Kurti po përpiqet të rrëzohet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Avdullah Hoti po kërkuaka zgjedhje. Në kohën kur Vuçiqi po e dëshiron me çdo kusht rrëzimin e Albinit, opozita po përkujdeset për metodat se si t’ja mundësojnë më lehtë”, shkruan deputeti, i cili e quan Hotin si “Ish-kryeministri i paligjshëm”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Bajçinovcit, pa ndërhyrje:

Avdullah Hoti po kërkuaka zgjedhje. Në kohën kur Vuçiqi po e dëshiron me çdo kusht rrëzimin e Albinit, opozita po përkujdeset për metodat se si t’ja mundësojnë më lehtë.

Ish-kryeministri i paligjshëm edhe më parë ka pasur deklarata absurde: thoshte se asnjë votë e LDK-së nuk kalon në Vetëvendosje; pastaj thoshte se Vetëvendosje do të zhduket si parti etj.

Edhe kjo deklaratë e tij për zgjedhje është e një kategorie të tillë.

Deputeti Hoti është mirë të përgatitet, por jo për zgjedhje. Ai së bashku me të tjerët duhet të përgatiten që Serbisë t’i qëndrojmë përballë sepse jemi në të drejtën tonë.

Çfarëdo qëndrimi jashtë këtij kuadri, është në dobi e në shërbim të Vuçiqit. Deputeti Hoti, partia e tij dhe të tjerët nga opozita duhet t’i shmangen atij rreshti. Në të kundërt, populli i bën që ta harrojnë 12%-shin!

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024