Lajme
Bajqinovci: Marrëveshja e Ohrit e zhbën Zajednicën e 2013 dhe 2015
Demokracia
13:29 | 19 Mars 2023

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci duke folur për marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës e Serbisë në takimin e Ohrit ka thënë se si e tillë, marrëveshja më në fund e shkrinë fusnotën, njohë pasaportat e simbolet e shtetit.

Bajqinovci ka thënë se Kurti përmes marrëveshjes së arritur të shtunën e 18 marsit ka arrtur që ta zhbëjë “Zajednicën e 2013 dhe 2015 në vetëmenaxhim kushtetues”.

“Marrëveshja më në fund e shkrinë fusnotën. E zhbën Zajednicën e 2013 dhe 2015 në vetëmenaxhim kushtetues. E ngritë në çështje urgjente temën e të zhdukurve. I hap rrugë Kosovës për njohjet e reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Siguron njohjen e pasaportave dhe simboleve. Dhe nuk ia plotëson dëshirën opozitës dhe opozitarëve”, ka shkruar ai.

 

Të ngjashme