Lajme
Bajqinovci del me ekspertizë: Milatoviq mizën ndër kapuç, iu desh të dalë me deklaratë për Kosovën
Demokracia
18:59 | 05 Prill 2023

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka dhënë ekspertizën e tij lidhur me deklaratat e fundit të presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi, i Jakov Milatoviq, i cili tha se nuk do ta çnjohë Kosovën.

Bajqinovci, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se ky deklarim tregon animin e Milatoviq kah Beogradi e Moska, shkruan Demokracia.com.

“Ky presidenti i ri i Malit të Zi, Millatoviq duket se e ka më shumë se një mizë nën kapuç. Një ruse dhe një nga Beogradi gjithsesi. Andaj u deshtë që menjëherë pas zgjedhjes së tij si president, të dalë me deklaratë se Mali i Zi nuk do ta tërheqë njohjen e Kosovës”, deklaroi ai.

Deklarimi i Bajqinovcit vjen pasi shefi i tij, Albin Kurti, ka thënë se Milatoviq është pro-serb. /Demokraica.com/

Të ngjashme