Sport
Bayerni fantastik në merkato, ja si mbyllet fushata e transferimeve te dy gjigantët e Bundesligas
Demokracia
12:41 | 02 Shtator 2022

Share:

Bayerni Munich tregon supermacinë ndaj ekipeve rivale në Gjermani edhe në lidhje me transferimin e lojtarëve në merkaton aktuale. Sadio Mane mban “rekordin” si transferimi i vitit, jo vetëm në tokën gjermane.

5 gola në 6 ndeshje janë statistikat e mahnitshme të senegalezit në këtë fillim sezoni. Përveç kësaj, ai ka arritur të krijojë frymë pozitive brenda grupit.

Nga krahu tjetër, verdhezinjtë nuk kanë pasur të njëjtin sukses, dy përforcimet më të bujshme ndodhen jashtë fushe: Haler vuan nga kanceri në testikuj, ndërsa Zyle vazhdon me problemet muskulore.

Bayern Munich

AFRIMET – Matajs de Ligt (67 milionë euro), Sadio Mane (32 milionë euro), Matis Tel (20 milionë euro), Rajan Gravenbersh (18.5 milionë euro), Nuser Mazraui (transferim i lirë)

LARGIMET – Robert Levandovski (45 milionë euro), Tangui Nianzu (16 milionë euro), Mark Roka (12 milionë euro), Kris Riçards (12 milionë euro), Omar Riçards (8.5 milionë euro), Joshua Zirkze (8.5 milionë), Lars Lukas Mai (1.6 milionë euro), Kristian Fryshtl (500 mijë euro), Ron-Torben Hofman (300 mijë euro), Niklas Zyle (transferim i lirë), Korentë Toliso (transferim i lirë), Adrian Fain (transferim i lirë), shkruan Panoramasport.

Borussia Dortmund

AFRIMET – Sebastian Haler (31 milionë euro), Karim Ademi (30 milionë euro), Niko Shloterbek (20 milionë euro), Antoni Modest (5.1 milionë euro), Salih Ozkan (5 milionë euro), Niklas Zyle (transferim i lirë), Marsel Lotka (transferim i lirë), Aleksander Mejer (transferim i lirë).

LARGIMET – Erling Haland (60 milionë euro), Manuel Akanzhi (17.5 milionë euro), Stefen Tiges (1.5 milionë euro), Roman Byrki (transferim i lirë), Marvin Hic (transferim i lirë), Aksel Vitsel (transferim i lirë), Dan-Aksel Zagadu (pa ekip), Marsel Shmelcer (i tërhequr). /Demokracia.com

Të ngjashme