Lajme
Baerbock kërkon që Serbia të lirojë pa kushte tre policët e Kosovës
Demokracia
16:21 | 16 Qershor 2023

Share:

Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Baerbock, në një konferencë për media ka thënë se Gjermania kërkon nga Serbia që të lirojë pa kushtëzime tre policët e Kosovës.

Gjithashtu ajo ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të marrin veprime për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës.

Siç citon ambasadori gjerman fjalët e kryediplomates gjermane, ajo ka thënë se normalizimi i situatës nuk është detyrim ndaj Berlinit apo Brukselit, por ndaj njerëzve të dy vendeve të cilën kanë të drejtë për të ardhme paqësore.

Të ngjashme