“Bad News Eagles” ka shënuar dje dy fitore në turneun e madh të CS:GO në Rio të Brazilit.
Skuadra nga Kosova është në këtë kompeticion i cili vlen 1.2 milion dollarë, shkruan Demokracia.com.
Dje, “BNE” regjistroi fitore ndaj “00Nation” dhe ndaj “BIG”.
Ndërkaq, sonte nga ora 21:00, “Bad News Eagles” zhvillon ndeshjen e radhës.
Kjo skuadër renditet në vendin e 25-të në ranglistën botërore dhe ka një kombinim mes lojtarëve nga vende të ndryshme./Demokracia.com/