Sport
Bad News Eagles shumë pranë kualifikimit në “Legends Stage”, fitojnë mapin e dytë
Demokracia
17:03 | 12 Maj 2022

Share:

Bad News Eagles po vazhdon shkwlqimin. Skuadra kosovare ka fituar mapin e dytë me rezultat 16:8 dhe e ka barazuar në 1:1 rezultatin e përgjithshëm ndaj “MIBR” nga Brazili.

“Bad News Eagles” e nisen ndeshjen në mënyrë fenomenale duke fituar tetë raunde radhazi, por “mibr” ishin më të përgatitur në mapin që zgjodhën.

Në “Ancient”, BNE fituan shumë pikë në T Side dhe me lehtësi triumfuan në fund 16:8.

Tani, terreni vendimtar është në “Vertigo” dhe ekipi që fiton 16 raunde kalon në “Legends Stage”. /Demokracia.com

Të ngjashme